14 qershor 2010
25 prill 2010
28 shkurt 2010
Erdhi pavarësia
ERDHI PAVARËSIA
Po afrohet një ditë e shënuar, 17 shkurti. Kjo ditë vjen me krenari e lavdi. Ranë dëshmorë djem e vajza, të rinj e të vjetër. Ranë për ne. Ishin betuar o të vdesin duke luftuar për të fituar, o të bien dëshmorë për nder të familjes, për nder të kombit dhe gjakut vëllazëror. Vdiqën duke mos e përlyer biografinë e vetes. Vdiqën me ankth në zemër: a do të arrinin të përmbushnin misionin e tyre, Lirinë? Tash nënat e dëshmorëve që mbetën pa fëmijët e tyre, urojnë krenare varret e fëmijëve: Urime bij liria, edhe pavarësia! Meritën më të madhe e marrin ata që nuk kursyen bijtë e tyre e tash dalin krenarë para popullit. Kurse të tjerët që iu dhimbsej jeta për liri, kërkojnë vrimë ku të futen e ta mbulojnë turpin dhe frikën. Por një gjë nuk kuptoj... Pse vallë u desh luftë për këtë paqe që ne e gëzojmë sot? Pse vallë ranë filiza shprese? Këtë s’e di, por jam i sigurt se nuk janë penduar edhe pse të rrallë ata që me armë në dorë mbijetuan luftën dhe tash përjetojnë dritën e paqes, lumturisë dhe gëzimit në një shtet dy vjeç. Ata realizuan një ëndërr: nga një shkëndi shprese në mes të asaj errësire krijuan dritën vezulluese të një shteti të ri. Njeriu ka shumë dëshira në jetën e tij, por neve... neve na u plotësua dëshira që e mbajtëm barrë në shi e në dëborë duke mos u dorëzuar. Dhe në fund, në fund u shpërblyem me këtë ditë që festohet me lavdi çdo vjet me radhë. Me lavdi të gjakut të njëjtë që rridhte në venat e dëshmorëve dhe tash në venat tona. Ky pra është gjak shqiptari që nuk njeh fe. Edhe ata që mbijetuan tmerrin e luftës me armë në dorë, vdesin të pastër dhe të sigurt se përmbushën amanetin e lënë për gjysëm nga dëshmorët tanë. Pra le të vazhdojmë përpara e t’ia zbardhim fytyrën atyre që me meritë quhen heronj.
URIME DITËLINDJEN KOSOVË !...
Samir Kastrati,
kl V9,
Sh. f. “Abdyl Frashëri” - Prizren
07 shkurt 2010
Tre kundër një
06 shkurt 2010
Duel për shpatën
fituar shpatën dhe më pas njëri prej tyre, fituesi, zotëron
tokat e një mbretërie të re. Ky konflikt ndodh edhe në je-
tën reale. Shembull i mirë është kur partitë politike zihen
mes vete me fjalë e shpesh edhe me dhunë fizike. Edhe
bandat rivale ndeshen për zotërimin e çfarëdo gjëje. Por,
zënkat mes vete nuk janë të mira sepse gjithmon dikush
lëndohet, qoftë ana e mirë e qoftë ajo e keqe. Zënkat du-
het të zëvendësohen me fjalë dhe tolerancë kështu që as-
njëra anë të mos humbet. Kështu bëhet një gjykim i drej-
të ku të dy palët pajtohen pa u lënduar.
Sasuke
e Sasukes, një personazh tek filmi i animuar ''Naruto''. Ai
shpesh tregohet shumë serioz dhe e bën Naruton të qeshë.
Ai i përket klanit ''UCHIHA'' që kanë dobinë e sheringanit,
syrit të kuq që i jep atij fuqi dhe teknika të ndryshme. She-
ringan ia rrit atij çakrrën (energji e brendëshme që mun-
dëson krijimit të teknikave dhe artet magjike) që zotëron
po ashtu edhe mësuesi i tij Kakashi.
Naruto 1
në vizatimorin ''Naruto''. Gjatë fëmijërisë së tij, ai ka qenë
i vetmuar. Prindërit i kishin vdekur kurse shokët e tij e
njihnin si asgjë. Gëzimet në jetën e tij ishin të rralla, por
me kohën ai zbuloi se brenda tij ishte shpirti i dhelprës
më nëntë bishta e burgosur në shpirtin e tij kur ishte
fëmijë nga ninxha më i respektuar i fshatit. Kur ai ka
nevojë për fuqi, i hynë në ndihmë çakrra e dhelprës me
nëntë bishta, çakërr që shumë ninxha ëndërronin ta kishin.