28 shkurt 2010

Erdhi pavarësia

ERDHI PAVARËSIA




Po afrohet një ditë e shënuar, 17 shkurti. Kjo ditë vjen me krenari e lavdi. Ranë dëshmorë djem e vajza, të rinj e të vjetër. Ranë për ne. Ishin betuar o të vdesin duke luftuar për të fituar, o të bien dëshmorë për nder të familjes, për nder të kombit dhe gjakut vëllazëror. Vdiqën duke mos e përlyer biografinë e vetes. Vdiqën me ankth në zemër: a do të arrinin të përmbushnin misionin e tyre, Lirinë? Tash nënat e dëshmorëve që mbetën pa fëmijët e tyre, urojnë krenare varret e fëmijëve: Urime bij liria, edhe pavarësia! Meritën më të madhe e marrin ata që nuk kursyen bijtë e tyre e tash dalin krenarë para popullit. Kurse të tjerët që iu dhimbsej jeta për liri, kërkojnë vrimë ku të futen e ta mbulojnë turpin dhe frikën. Por një gjë nuk kuptoj... Pse vallë u desh luftë për këtë paqe që ne e gëzojmë sot? Pse vallë ranë filiza shprese? Këtë s’e di, por jam i sigurt se nuk janë penduar edhe pse të rrallë ata që me armë në dorë mbijetuan luftën dhe tash përjetojnë dritën e paqes, lumturisë dhe gëzimit në një shtet dy vjeç. Ata realizuan një ëndërr: nga një shkëndi shprese në mes të asaj errësire krijuan dritën vezulluese të një shteti të ri. Njeriu ka shumë dëshira në jetën e tij, por neve... neve na u plotësua dëshira që e mbajtëm barrë në shi e në dëborë duke mos u dorëzuar. Dhe në fund, në fund u shpërblyem me këtë ditë që festohet me lavdi çdo vjet me radhë. Me lavdi të gjakut të njëjtë që rridhte në venat e dëshmorëve dhe tash në venat tona. Ky pra është gjak shqiptari që nuk njeh fe. Edhe ata që mbijetuan tmerrin e luftës me armë në dorë, vdesin të pastër dhe të sigurt se përmbushën amanetin e lënë për gjysëm nga dëshmorët tanë. Pra le të vazhdojmë përpara e t’ia zbardhim fytyrën atyre që me meritë quhen heronj.



URIME DITËLINDJEN KOSOVË !...



Samir Kastrati,


kl V9,


Sh. f. “Abdyl Frashëri” - Prizren

Nuk ka komente:

Posto një koment