06 shkurt 2010

Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Njeriun që unë e vizatova këtu e njohim tëgjithë. Tëgjithë
dimë për 24 luftrat që heroi më i madh i popullit shqiptar
bëri kundër osmanëve dhe 24 fitoret e tij ku tëgjithëve na
nxori faqe bardhë. Ai nderoi nënën e tij për të cilën luftoi,
''Nënën Shqipëri''. Ky pra është heroi ynë Gjergj Kastrioti
Skënderbeu. Edhe vet sulltani ia vuri titullin bej kur ishte
fëmijë dhe e morën në turqi. Ata panë nderin, trimërinë,
fuqinë dhe zgjuarsinë e tij që kur ishte nëntë vjet. Edhe
pse kishte vite që jetonte mes turqve, mes gjakut të hu-
aj, ai nuk ishte besnik ndaj sulltanit, dhe u kthye tek po-
pulli i tij ku kishte varret e prindërne, gjyshërve dhe stër
gjyshërve. Që nga dita kur ai u kthye te ne, ne ishim të
sigurt se kishte kush të na mbronte. Kishim heroin tonë
të shquar ''Skënderbej''.

Nuk ka komente:

Posto një koment